Molliqaj: Sot në Bruksel, Kosovës iu bën edhe dy dëme të pariparueshme nga Albin Kurti

Molliqaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, kryministri Kurti ia bëri sot Kosovës dy dëme që sipas tij, janë të pariparueshme.

Sipas Molliqajt, Kosova u barazua me Serbinë, duke u trajtuar si dy palë të barabarta në krimet që janë kryer në vendin tonë.“Pranimi i termit persona “të zhdukur me forcë” në vend të atij “të zhdukur me dhunë” (që është term juridik i pranishëm në konventat kundër krimeve të luftës), shfajëson Serbinë si shtet nga përgjegjësia për zhdukjen e personave të pagjetur”, shtoi tutje Molliqaj.

Shkrimi i plotë:Sot në Bruksel, Kosovës iu bën edhe dy dëme të pariparueshme nga Albin Kurti.

 

1. Kosova u barazua me Serbinë, duke u trajtuar si dy palë të barabarta në krimet që janë kryer në vendin tonë.

2. Pranimi i termit persona “të zhdukur me forcë” në vend të atij “të zhdukur me dhunë” (që është term juridik i pranishëm në konventat kundër krimeve të luftës), shfajëson Serbinë si shtet nga përgjegjësia për zhdukjen e personave të pagjetur.

Asnjë fitore për Kosovën. Veç degradim. Veç koncesione. Dhe filma për qytetarët e vendit tonë./drejt.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *