Një burrë dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Rasti ka ndodhur në Dubravë të Ferizajt.
Nga Prokuroria kanë bërë me dije se gruaja ka kërkuar ndihmë nga Policia, si pasojë e presionit nga burri i saj, i cili i ka krijuar frikë dhe shqetësim.
Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur që ta raportojë rastin dhe si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.
