Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure pritet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell, por i ftohtë.
Ndërkaq, maksimalet e ditës pritet të jenë në mes -2 dhe 0 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga verilindja, kryesisht e lehtë deri në mesatare”, thuhet në njoftim.
Temperatura më e ulët do të shënohet në Dragash, ndërkaq më e larta në Prizren dhe Gjakovë.
