Musliu-Shoshi i drejtohet ministres Gërvalla: Donikë jep dorëheqje!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka kërkuar dorëheqjen e Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Sipas Musliut-Shoshi ministrja e skandaleve duhet ta ndërmarrë veprimin e vetëm që është dashur ta ndërmarrë përgjatë këtyre 2 viteve të fundit.

Kjo kërkesë e deputetes vjen pasi Donika Gërvallës këtë të hënë i është ngritur një aktakuzë.

Donikë jep dorëheqje! Donika Gërvallës, gruas që udhëheq me dikasterin më të rëndësishëm në fazën nëpër të cilën po kalojmë, i qenka ngritur aktakuzë nga Prokuroria”, shkruan ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *