Në Prishtinë së shpejti do të nis ndërtimi edhe i dy shkollave të reja, ndërtimi i tyre sipas planit të komunës do të bëhet në lagjen Sofali dhe Mati 1.
Kështu ka konfirmuar drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës Besiana Musmurati.
“Shumë shpejte do të fillojë ndërtimi i shkollës Mati 1 dhe në Sofali. Do të ju ftojmë së shpejti kur e vejmë themelin”, tha shkurtimisht ajo.
Komuna e Prishtinës para disa muajsh kishte nënshkruar kontratën për ndërtimin e tri shkollave te reja dhe mirëmbajtjes së tyre në periferi të Prishtinës: Sofali, Mat dhe Prishtina e Re.
Ndërsa, ndërtimi i shkollës në Veternik ka nisur para tri javësh. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kjo shkollë është shumëpritur nga të gjithë banorët e zonës Prishtina e Re.
