Ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari është ndarë nga jeta sot, në moshën 86-vjeçare
Lajmin e ka bërë të ditur ministri holandez, Anders Adlercreutz.
Ahtisaari ishte i dërguari special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i ngarkuar për organizimin e negociatave të procesit të statusit të Kosovës, mbi planin e të cilit Kosova më 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë.
President i Finlandës nga viti 1994 deri më 2000, Ahtisaari u shpërblye edhe me Çmimin Nobel për Paqe pikërisht në vitin 2008 për kontributin e tij dhënë përfundimit të konflikteve edhe në Indonezi, Namibi apo Irlandën Veriore.
Nga jeta publike dhe politike u tërhoq në shtator, pasi u diagnostikua me sëmundjen e Alchajmerit.
