Sot në 25-vjetorin e vrasjes nga forcat serbe në fshatin Debrosh, dëshmorin Fetah Krasniqi e përkujtuan familjarë, bashkëluftëtarë, miqtë dhe kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj. Pushtuesit serbë, luftëtarit Fetah Krasniqi jetën i’a morën në moshën 26 vjeçare.
Krasniqi mori pjesë në të gjitha betejat që zhvilloheshin në fshatrat e Rekës së Keqë, duke treguar heroizëm të vërtetë. Në korrik të 1998 armiku serbo-rus kishte marre ofenzivë të madhe, ku qëllimi i tyre ishte që ta shkëputnin Junikun nga pikat tjera komanduese qe ishin pozicionuar ne fshatrat tjera për rreth Junikut , prandaj pa i’a nda me një force të madhe i sulmonte fshatrat Dobroshe e Kallavaj dhe tani te hynin ne Junik. Pas disa ditëve rresht të luftime të ashpra me 27 korrik bie dëshmor Fetah Krasniqi, shkruan Drejt.info.




