Në Kushtovë deri më tani kanë votuar 17 qytetarë nga 64 sa janë regjistruar

Qytetarët në komunat veriore po vazhdojnë të votojnë në zgjedhjet komuanle. Në Kushtovë deri më tani kanë votuar 17 qytetarë nga 64 sa janë regjistruar.

Këtë qendër e kanë vizituar edhe përfaqësuesit e partive politike në KQZ. Arianti Elshani nga PDK-ja dhe Sami Kurteshi nga VV-ja, kanë qëndruar tek kjo qendër.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianti Elshani në një deklarim nga qendra e votimit në fshatin Kushtovë të Leposaviqit, për Nacionalen ka thënë se ka dalje të ulët të në votim.

Zgjedhje ka, pjesëmarrje nuk ka, interesimi i vogël jashtëzakonisht shumë. Vërehet një dalje e vogël e votueseve. Në përgjithësi nuk kemi parë një fluks të madh të pjesëmarrjes, të shohim edhe me statistikat përfundimare kur dalim në ora 19:00. Por deri më tani nuk kemi parë.” – ka thënë ai.

Ndërkaq, deri më tnai në këtë qëndër të votimit kanë votuar 17 qytetarë nga 64 sa janë të regjistruar.

Aktualisht procesi zgjedhor po vazhdon të mbahet pa ndonjë incident të raportuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *