Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata për asfaltimin e rrugës lidhëse Kalaticë-Brainë-Bërvenik-Lagjja Avdullahu, vlera e të cilës arrin shifrën 464 mijë euro.
“Para pak ditësh është nënshkruar kontrata për asfaltimin e rrugës lidhëse Kalaticë-Brainë-Bërvenik-Lagjja Avdullahu, në vlerë 464 mijë euro. Kjo rrugë lidhëse do të asfaltohet në gjatësi prej 3.7 km dhe me gjerësi 5.5 metra, ky projekt po realizohet nga memorandumi i bashkëpunimit që kemi nënshkruar me Ministrinë e Infrastrukturës”, ka shkruar Bulliqi.
Tutje ai shprehet i lumtur që ky projekt po realizohet.
“Shumë i lumtur që një kërkesë e kahershme e banorëve të kësaj zone po realizohet. E gëzofshin banorët”, shkruan tutje ai.
