Nesër Bislimit i dorëzohet Raporti i KE-së për Kosovën

Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimit, nesër do t’i dorëzohet Raporti për vitin 2023 për Kosovën.

Raporti i Komisionit Evropian, Bislimit i dorëzohet nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Ata do të mbajnë edhe një takim duke filluar nga ora 17:00.