Nesër në Teatrin Kombëtar prezantohet shfaqja “Pesë llojet e heshtjes”

Nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do të jepet shfaqja ‘Pesë llojet e heshtjes’, nga Teatri Kombëtar Slloven ‘Nova Gorica’, në ora 20:00.

Shfaqja ka të bëjë me një histori tronditëse të një familjeje të cilët kalojnë nëpër një proces gjyqësor të pamëshirshëm.

“Vrasja e babait shkakton një hetim policor, një vlerësim psikiatrik dhe përgatitjen e mbrojtjes për gjyq. Nga krimi deri te dënimi, historia tronditëse e familjes shpaloset përmes fragmenteve dhe njëkohësisht pamëshirshmërisë së sistemit shoqëror e juridik që mundëson dhunën”, thuhet në përshkrimin e shfaqjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *