Ngasësi në Ferizaj gjobitet me 500 euro dhe heqje të patentë shoferit

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 13:30 në rrugën lokole ” Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar shoferin 24-vjeçar me inicialet D.B, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit prej 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 107 km/h.

Ndaj tij, policia shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 500 euro dhe një vit masë mbrojtëse – heqje e patentë shoferit.