Ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në gjykimin e sotëm fillon procesi i paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorisë Speciale, përkatësisht dëgjimi i dëshmitarëve.
Seanca të tilla pritet të ketë më 12 dhe 13 prill. Seanca pritet të ketë më pas më 17, 18, 19 dhe 20 prill.
Dëshmitarja e parë pritet ta zgjasë dëshminë për katër ditë.
Gjykatësi bëri me dije se pyetjet do të parashtrohen edhe nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së.
