Nis protesta për Veteranët(VIDEO)

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Prishtinë kanë filluar të protestojnë në sheshin “Skënderbeu”.

Me pankarta në duar po portesojnë kundër kundër skandaleve të Qeverisë, kundër koordinimit me Millan Radojçiqin dhe kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së.

Në disa nga pankartat e protestuesve shkruhet:”Mimozë a të kallxoj Radojçiqi se ku janë 1600 të zhdukurit e luftës”, “Mimozë ti fyej veteranët e Jabllanoviqi “nënat” e tyre”.

Ata po kërkojnë që Mimoza Kusari Lila ta dorëzojë mandatin e deputetes. Kurse, nga Presidentja Vjosa Osmani po kërkojnë që ta kthej mbrapsht ligjin për pagën minimale, duke e konsideruar si anti-UÇK.