Nis vendosja e barrikadave në veri (VIDEO)

Në Leposaviq, serbët lokalë kanë nisur vendosjen e barrikadave nëpër rrugë.

Sipas “KosovoOnllajn”, qytetarët kanë vendosur barrikadë prej zhavorri në rrugën që të çon pikërisht në ndërtesën e Komunës së Leposaviqit,shkruan Drejt.info.

“Pasi pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë rrethuar ndërtesën e komunës në Leposaviq, qytetarët kanë vendosur barrikadë drejtpërsëdrejti përballë komunës në kthesën për tek ndërtesa e komunës”.

“Ata e ngritën barrikadën duke shkarkuar zhavorr nga njëra anë e afrimit drejt komunës dhe duke bllokuar kështu atë pjesë të rrugës”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *