Në orët e hershme të ditës ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Ferizaj ku si pasojë e lëndimeve të rënda trupore ka vdekur një person.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, lëndime në të njëjtin aksident kanë pësuar katër persona të tjerë.
“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur”, ka konfirmuar Ahmeti.
Rasti po vazhdon të hetohet nga policia dhe njësiti i trafikut rrugor.
