Një person kreu blerje në vlerë të 17 mijë eurove duke keqpërdorur kartela bankare

Një person nga Ferizaji është dërguar në mbajtje dje pasi dyshohet që kishte kryer blerje me kartela të ndryshme bankare duke i keqpërdorur ato.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari në dyqane të ndryshme kishte blerë gjëra në vlerë të 17,400 eurove.

Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar tre telefona celularë dhe disa fletëpagesa bankare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *