Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejё, ka njoftuar se në kuadër të operacionit “goditja” brenda tre ditëve ka arrestuar 11 persona dhe ka sekuestruar pesë armë.
Sipas njoftimit të lëshuar për media, këtë operacion, policia e ka zhvilluar kryesisht në ato zona ku ka më shumë lokale, kafe, bare nate, tё cilat frekuentohen mё shumё nga qytetarёt, me qëllim ruajtjen e rendit e qetësisë publike.
“Gjatё kёtyre angazhimeve nё terren pёr tre (3) ditё janё realizuar:
- Janё realizuar 125 patrulla policore
- Janё realizuar 117 pika tё kontrollit tё automjeteve
- Janё kontrolluar 644 vetura
- Janё legjitimuar 480 persona
- Janё kontrolluar 10 lokale tё ndryshme
- Janё realizuar 44 pika kontrolli me radar dhe alkool test
- Janё arrestuar 11 persona
- Janё sekuestruar 47 copё municion
- Janё sekuestruar 5 armë”.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, fton të gjithë qytetarët që tё vazhdojnë nё bashkëpunimin me Policinë, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë.
