Organizata amerikano-shqiptare hap një llogari për të mbledhur para për heroin Afrim Bunjaku

Mëngjesi i së dielës ishte i kobshëm për Kosovën, meqë rreshteri Afrim Bunjaku u vra nga disa terroristë serbë në Banjskë të Zveçanit shkruan Drejt.info

Pas kësaj ngjarjeje tragjike në ditën e varrimit të tij u mbajt një mbledhje komomerative, ku presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpalli heroi të vendit, Afrim Bunjaku.

Organizata “American albanian law enforcement association USA” që ka për synim thellimin e marrëdhënieve mes amerikanëve dhe shqiptarëve në shenjë solidarizimi dhe nderimi për veprën e heroit Afrim Bunjaku ka hapur një “Gofoundme”, ku secili mund të kontribuojë dhe t’i dalin në ndihmë familjes së tashmë të ndjerit./Drejt.info/

Kliko këtu për të ndihmuar