Presidentja Vjosa Osmani ka thënë para deputetëve të Parlamentit Evropian se populli i Kosovës vazhdon të shohë kah e ardhmja evropiane.
Ajo ka thënë se institucionet e Kosovës e kanë shtrirë dorën e bashkëpunimit edhe me vendet fqinje.
“Kosova nuk është vend i largët, është pjesë përbërëse e Evropës. Ballkani Perëndimor nuk është lagje, është pjesë natyrore e Evropës. Në këtë drejtim ne vitin e kaluar kemi aplikuar për anëtarësim në BE. Shpresojmë që kjo do të përkrahet nga ju”, është shprehur Osmani.
“Ju siguroj secilin se durimi ynë nuk do të shuhet. Nuk do të largohemi nga rruga jona euroatlantike. Nuk kemi shikuar në ndonjë drejtim tjetër dhe nuk do ta bëjmë”.
Ajo ka thënë se është koha për vendime të guximshme dhe jo masave gjysmake për integrim.
“Na lejoni që ta kemi mundësinë që të begatojmë jetën e qytetarëve tanë”.
