Osmani falendëron senatorin Menendez: Hodhi një dritë vendimtare për zhvillimet në rajon

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka falënderuar senatorin amerikan Bob Menendez, për fjalimin e sotëm në Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, ku u zhvillua seancë dëgjimore me temën “Vlerësimi i Politikës së ShBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i komisionit, Bob Menendez, ka thënë se derisa Kosovës po i bëhet presion për themelimin e Asociacionit, Serbisë nuk po i bëhet presion.

Në llogarinë e saj në Twitter, Osmani ka thënë se është mirënjohëse për iniciativën e tij për seancën e sotme të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, e cila sipas saj, hodhi një dritë vendimtare mbi zhvillimet në rajon.

“Një falenderim nga zemra për Senatorin Menendez për lidershipin e tij, angazhimin e palodhur dhe angazhimin e palëkundur ndaj demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës për iniciativën e tij për seancën e sotme të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, e cila hodhi një dritë vendimtare mbi zhvillimet në rajon”, ka shkruar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *