Osmani: Jemi gati për takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së

Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani,  ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për Këshillin e 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ky organizim do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut prej sot deri më 1 dhjetor.

Aty do të marrin pjesë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken,  dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov. Për shkak të pjesëmarrjes së tij e ka ndaluar këtë even presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.