Osmani me armë në dorë, njofton për vizitën në kompaninë për prodhimin e tyre në Kroaci

Presidentja e vendit, njëherit Komandante Supreme e Forcave të Armatosura të Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë në Kroaci.

Osmani, atje ka vizituar sot kompaninë për prodhimin e armëve në Karlovac të Kroacisë, HS Product.

Fotografi nga kjo vizitë ka publikuar vetë Osmani, ku shihet me armë në dorë.