Osmani sot do ta dekorojë Kadarenë me urdhrin “Hasan Prishtina”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet sot me shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadarenë.

Osmani pritet ta dekorojë Kadarenë me urdhrin “Hasan Prishtina”.

Takimi do të nisë në ora 14:00, në Kabinetin e Presidentes.