Pamje nga vendi ku u vra i dyshuari që kërcënoi se do ta vriste Bidenin (VIDEO)

Është vrarë nga FBI personi që dyshohet se do ta vriste presidentin e Amerikës Joe Biden

I dyshuari u identifikua në dokumentet e akuzës si Craig Deleeuë Robertson. Ai kërcënonte politikanë dhe figura publike, duke përfshirë edhe presidentin Joe Biden dhe Prokurorin e Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, thuhet në dokumentet e siguruara nga NBC News.

Robertson e kishte kërcënuar Bregg duke i thënë se do ta priste në një garazh parkimi duke e lidhur atë me filantropistin George Soros, thuhej në dokumentet e akuzës.

“Incidenti nisi kur agjentët specialë u përpoqën të jepnin urdhër arrest të dyshuarit në një banesë. Subjekti është i vdekur”, tha FBI, transmeton KlanKosova.tv.