Papa u lan dhe u puth këmbët 12 të burgosurve

Papa Françesku kremtoi sot atë që njihet si “E Enjtja e Madhe” në burgun e të miturve në Casal del Marmo, në periferi të Romës. Ai u shoqërua me një karrocë me rrota ndërsa u detyrua përdorte shkopin e tij për të kryer ritualin e larjes së këmbëve të 12 të burgosurve të rinj.

Ai i qetësoi ata duke u folur për “dinjitetin e të qenit mëkatar” dhe tha se “secili prej nesh mund të rrëshqasë dhe të gjithë bëjnë gabime”. Në mëngjes, Papa kremtoi meshën e Krishtlindjes me priftërinjtë ku kërkoi që Kisha të mos “ndotej” me “ahengje”, “parti” dhe “thashetheme”.

Larja e këmbëve është një festë e thjeshtë dhe prekëse. Ajo hap ceremonitë e Pashkëve. Rreth 100 persona ishin të pranishëm në meshë mes të cilëve të rinj që vuanin dënime dhe punëtorë e vullnetarë që i ndihmojnë ata. “Jezusi e di atë që kemi në zemrat tona dhe na do ashtu siç jemi ne dhe na lan të gjitha këmbët. Jezusi kurrë nuk ka frikë nga dobësitë tona,”, u tha Papa djemve.

“Nëse do të dëgjonim Jezusin, jeta do të ishte kaq e bukur. Ne do të nxitonim për të ndihmuar njëri-tjetrin në vend që të mashtrojmë njëri-tjetrin dhe të përfitojmë nga njëri-tjetri”, tha Bergoglio . Më pas, me vështirësi, i mbështetur në një shkop dhe në platformën ku ishin ulur djemtë, ai përsëriti gjestin e “skllevërve” duke larë këmbët. Papa ua puthi këmbët dhe buzëqeshi. Kush e ndali për t’i thënë ndonjë fjalë, ai qëndroi dhe foli me të gjithë.

Mes të burgosurve të rinj të zgjedhur për larjen e këmbëve ishte edhe një djalë rus dhe një mysliman nga Senegali, një kroat, një rumun dhe një djalë me origjinë sinti. Ishin edhe 2 vajza italiane. Nga të 12-ët, 6 ishin të mitur dhe 6 të rritur.

Ati i Shenjtë u kishte sjellë rruzare dhe vezë çokollate ndërsa djemtë i dhanë Papës produktet e punës së tyre, të kryera në burg: një kryq druri, biskota dhe makarona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *