Mëngjesin e së martës një femër ka raportuar në polici në Gjakovë se pas një mosmarrëveshjeje verbale, i dyshuari mashkull i kishte kërkuar që të largohet nga banesa.
Organet e rendit njoftojnë se gjatë kontrollit, te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një thikë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
