Pas Osmanit, Escobari dhe Lajçaku takojnë krerët e opozitës

Ka përfunduar takimi ndërmjet të dërguarit të posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atij të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me presidenten Vjosa Osmani.

Pas këtij takimi, ata janë nisur në drejtim të Zyrës së BE-së në Kosovë për t’u takuar me krerët opozitarë.

Në këtë takim është parë duke shkuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj. Pjesë e takimit pritet të jetë edhe i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *