Zlatan Ibrahimovic javë më parë është pensionuar nga futbolli aktiv.
Sulmusi suedez, ka varur këpucët te skuadra e Milanit, në moshën 41-vjeçare.
Përveç futbollit, Ibra njihet edhe për dashurinë që ka për sportet luftarake dhe artet marciale.
Ish-futbollisti i Milanit, një ditë më parë është stërvitur me luftëtarin e MMA, Khamzat Chimaev, në palestrën All Stars, në Stokholm.
Nuk dihet ende nëse Ibrahimovic do të nis një karrierë në MMA apo edhe në sporte të tjera si UFC.
