Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vendosur sot në kuvend, pankarta me shprehjen në gjuhën serbe, ”ZDRAVO”.
Kjo në gjuhën shqipe nënkupton përshëndetje, e që e njëjta vie pas bisedave që u zbardhën mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, me përfaqësues të Listës Serbe, përfshirë kriminelin Milan Radojiçiq.
Këto pankarta zunë vend, në foltoren e deputetëve, teksa aty po niste fjalimin e tij deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, dhe tek ajo e kryeministrit, Albin Kurti.

