Peci reagon pas sulmit ndaj Valon Sylës: Organet të veprojnë shpejt

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit dhe analistit të emisionit Pressing, Valon Syla.

Sulmin ndaj Sylës, Peci e ka quajtur sulm ndaj fjalës së lirë.

“Duhet t’i vihet pikë sulmeve ndaj gazetarëve në vendin tonë”, ka shkruar ai.

“Organet e rendit duhet të veprojnë shpejtë që të vënë para drejtësisë kryesit e këtij akti makabër”, ka përfunduar Peci.

Syla është sulmuar sonte nga tre persona ende të panjohur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ai ka pësuar lëndime në kokë, për të cilat po merr trajtim në QKUK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *