Është miratuar në lexim të parë projektligji që e vazhdon edhe për dy vjet njohjen e statusit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.
Projektligjin e prezantoi ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili tregoi deri më 15 maj të vitit 2025 do të jetë afati për aplikim.
Kjo periudhë e propozuar u kundërshtua nga deputetët e opozitës. Por, pika në fjalë u miratua në Kuvendin e Kosovës.
