Për një javë, policia shqipton mbi 3600 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se që nga 17 e deri me 23 prill 2023, kanë shqiptuar 3,614 gjoba për tejkalim të shpejtësisë.

Sipas policisë gjatë kësaj periudhe janë realizuar 1,046 pika të kontrollit të automjeteve, janë kontrolluar 6,027 automjete ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 3,614 gjoba.

“Në kuadër të javës të aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL 2023 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 17 deri 23 prill 2023, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe në parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e shpejtësisë, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,046 pika të kontrollit të automjeteve, janë kontrolluar 6,027 automjete ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 3,614 gjoba”, thuhet në njoftim të policisë.

Sipas tyre, në kuadër të kësaj jave ka qenë edhe matja e shpejtësisë më të madhe, ku në zonën e kufizimit të shpejtësisë 130 km/h është identifikuar automjeti duke zhvilluar shpejtësi prej 207 km/h.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *