Për pesë muaj mbi 600 të vdekur në Banglladesh nga ethet e dengës

Bangladeshi po lufton me shpërthimin e tij më të keq të etheve të dengës, me më shumë se 600 njerëz të vdekur dhe 135,000 raste të raportuara që nga prilli, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë të mërkurën.

Ndërsa ekspertët fajësuan krizën klimatike dhe fazën e motit El Nino për nxitjen e rritjes së numrit të të vdekurve.

Sistemi i kujdesit shëndetësor të Bangladeshit është tensionuar nën fluksin e njerëzve të sëmurë dhe mediat lokale kanë raportuar se spitalet po përballen me mungesë të shtretërve dhe personelit për t’u kujdesur për pacientët.

Sipas OBSH-së, vetëm në 12 gusht kishte pothuajse 10 mijë të shtrirë në spitale, raporton CNN.

Drejtori i përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në një konferencë shtypi të mërkurën se nga 650 personat që kanë vdekur që nga fillimi i shpërthimit në prill, 300 u raportuan në gusht.

Tedros tha se OBSh-ja po e mbështet qeverinë dhe autoritetet e Bangladeshit “për të forcuar mbikëqyrjen, kapacitetin laboratorik, menaxhimin klinik, kontrollin e vektorëve, komunikimin e rrezikut dhe angazhimin e komunitetit” gjatë shpërthimit.