Një përplasje ka ndodhur mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës brenda komisionit për të Drejtat e Njeriut. Ka qenë deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi dhe ajo e VV-së Arjeta Fejza të cilat janë përplasur.
Deri tek përplasja erdhi pasi Byqyqimori fjalën dhe ka parashtroi pyetje jashtë temës që ishte duke u diskutuar në këtë Komision.
Për këtë iu është tërhequr vërejta nga deputetja e VV-së Arjeta Fejza. Pastaj deputetja Byqyqi i tha deputetes Fejza që të mbyll gojën.
“Oj t’i a po shun more”, tha Bytyqi.
Deputetja Fejza, tha se është e pa pranueshme që në Komisioni që është duke u diskutuar në lidhje me gjuhen thuhen këso fjalë.
“E para a po shun mori, e këto komente skandaloze, i kthen në debat për gjuhen e cila është tema që na ka mbledhur sot”, tha Fejza.
Pas këtij diskutimi pati përplasje edhe ndërmjet deputetes së PDK-së Ariana Musli-Shoshi dhe deputetes së Fejza, pasi ajo e quajti atë militante të VV-së.
Për shkak të kësaj deputetja Bytyqi edhe e lëshoi mbledhjen.
