“Picë-përmbysësi” | Armend Muja s’tregon nëse e hëngri picën e Bekim Haxhiut sa ishte në paraburgim

Një picë e ngrënë para shumë vitesh në burg nga deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja është “nxehur” sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Pica që pretendohet se i është dërguar në paraburgim Mujës nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka qenë një prej temave më të përfolura sot në Kuvend, shkruan Demokracia.com.

Shumë burra “të mëdhenj” sot u sillën dhe u pështillen rreth asaj pice.

Armend Muja u detyrua të dalë në foltore, por nuk tregoi nëse e ka ngrënë picën e Bekim Haxhiut.

“Në Kuvend u bën ca pretendime të pavërteta. E para, unë s’e njoh as Ferat Shalën, as Bekim Haxhiun kurrë në jetë s’i kam taku, veç qitu në Kuvend. Është e vërtetë, në një kohë jam akuzu, por s’e kontrollojmë dot, ne mund të kontrollojmë veprimet tona. Çfarë mund të bëjmë është që t’ia lëmë procesit drejtësisë, procesi i drejtësisë në 12 pika ka pasë shpallje të pafajshëm.”, tha ai.

Pas tij, foli edhe njëherë deputeti Haxhiu. Ai e quajti ‘bukëpërmbys” Mujën. “Zoti Muja as më shumë, as më pak ajo që ka qenë e kam thënë. Mundesh me qenë bukëpërmys, mundesh mi përdor emrat e kushërinjve, por lënda jote është parashkruar, nuk je liruar i pafajshëm. As nuk të fajësova, as nuk të akuzova. E kam bërë për hir të familjes. Besoj se kam bërë mirë. Po nëse don të kallxoj edhe  kush ta ka pru picën”, tha Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *