Deri në një orë e gjysmë aktualisht u duhet qytetarëve të presin për të kaluar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.
Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar, kolona atje është deri në 150 metra për hyrje, derisa pritja për dalje është 15 minuta, me 30 metra gjatësi të kolonës.
Në Muçibabë pritja për hyrje është deri në 20 minuta, në Merdar 10-15 minuta, derisa nëpër pikëkalimet tjera kufitare 3-5 minuta.
