Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka konfirmuar se Armando Broja nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Brentfordit në kuadër të Premier Leagues.
Pochettino, mes tjerash ka folur edhe për Cristoher Nkunkun, për të cilin ka thënë se është afër rikthimit në fushë.
“Broja nuk do të jetë i gatshëm. Nkunku është duke bërë mirë, është afër, është një lojtar i rëndësishëm për ne”, u shpreh Pochettino.
Sfida mes Chelseat dhe Brentfordit do të zhvillohet të shtunën, duke filluar nga ora 13:30.
