Policia jep detaje për vdekjen e burrit nga Deçani që e zuri vetura

Një burrë nga Deçani ka vdekur si pasojë e rënies së një veture nga vinçi, e cila e kishte nxënë poshtë atë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka nisur hetimet për vdekjen e burrit.

“HETIM I VDEKJES/Fsh. Isniq, Deçan 21.04.2023 – 16:45. Raportohet se në mënyrë aksidentale një veturë kishte rrëshqit nga vinçi dhe kishte nxënë poshtë saj viktimën mashkull kosovar. Mjeku ka konstatua vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *