Në fshatin Shkabaj të Obiliqit ka ndodhur një aksident jo fort i zakonshëm.
Dy vetura janë përplasur dhe kanë përfunduar në lokalin e një pompe të derivatev, këtë e konfirmoj për Drejt.info dhe zëdhësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete ( një ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale në një lokal. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo për Drejt.info.
