Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, i cili para një muaji në Prizren e ka sulmuar një të mitur duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Kushdo që ka çfarëdo informate, apo di diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, luten të njoftojnë policinë në Suharekë, apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë.
