Policia vret qenin që rrezikonte banorët në Lipjan

Së paku 3 patrulla të Policisë së Kosovës pasditen e së premtes janë vënë në aksion pasi që një qen kishte rrezikuar banorët e lagjes “Ramiz Shala” në Lipjan. Aty janë dëgjuar rrebesh plumbash nga Policia e Kosovës, që ka goditur qenin.

Banorët kishin ftuar Policinë për t’u dalë në mbrojtje ndërkohë qeni kishte sulmuar edhe policët në detyrë.

Ende nuk është lajmëruar ndonjë pronar i qenit.

“Pas ankesave të qytetarëve policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq qeni që ka rrezikuar banorët kanë filluar t’i rrezikojë edhe zyrtarët policorë, andaj ata janë detyruar ta godasin me disa plumba”, ka thënë një burim në Polici.