Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka njoftuar se ka kapur një pompë të derivateve në Vushtrri duke mashtruar konsumatorët.
Sipas MINT-it, aksioni i zhvilluar të enjten ka identifikuar një pompë të derivateve në rrugën “Faruk Beqiri” në Vushtrri duke mashtruar konsumatorët me katër dorezat e produkteve të naftës.
Pas verifikimit të katër dorezave të produkteve të naftës, sipas njoftimit të MINT-it, është konstatuar se ka pasur shkelje, ku është vërejtur këputja e bllombës zyrtare, tek doreza ( 2A) të mjetit matës, i cili është vënë në funksion të keqpërdorimit, nga operatori ekonomik si dhe në tri dorezat e tjera të verifikuara të shpërndarësit të derivateve të naftës, ka shmangie të konsiderueshme të sasisë. Procedimi i mëtutjeshëm i rastit në fjalë, vazhdon përmes organeve kompetente.
