Portugalia po lufton me zjarret në mes të valës së tretë të të nxehtit të këtij viti
Rreth nëntë zjarrfikës janë lënduar duke shuar zjarret, temperaturat mbi 40 gradë celsius pritet që të përfshijnë një pjesë të madhe të gadishullit Iberik në këtë javë.
Për të shuar zjarret kanë marrë pjesë rreth 800 pjesëtarë të personelit të zjarrfikësve pranë qytetit të Odemiras gjatë natës të hënën,më shumë se 1,400 njerëz duhej të evakuoheshin.
Të hënën në shtetin portugez u shënua temperatura më e lartë e vitit me 46.4 gradë celsius, që u regjistruar në Santarem.
Rajoni kryesor turistik, Odemira u përfshi nga zjarret të shtunën, zjarret shkuan në jug në brendësi Algarve.
Atje deri më tani janë shkatërruar rreth 6,700 hektarë tokë, ndërsa gjithsej 19 fshatra, katër vende për akomodime turistike dhe një vend kampingu janë evakuuar.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Helder Guerreiro, ka thënë se situata është “kritike, e vështirë dhe komplekse”.
Në qendër të vendit, zjarre të tjera të mëdha shkaktuan mbylljen e disa pjesëve të autostradës, duke përfshirë pjesë të A1 midis Lisbonës dhe Portos.
16 avionë që bartin ujë janë vendosur për të mbështetur përpjekjet e shuarjes së zjarrit në të dy zonat.
Autoritetet kanë shpallur më shumë se 120 komuna në të gjithë Portugalinë në rrezik maksimal nga zjarret.
Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e motit të nxehtë dhe të thatë që ka të ngjarë të nxisë zjarret, shkruan BBC.
