Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani

Nga Presidenca e Kosovës kanë dalë më sqarim lidhur me pasaportën diplomatike të dizajnerit të njohur, Valdrin Sahitit, i cili ditëve të fundit e mori vëmendjen e publikut dhe mediave se është arrestuar në Turqi për posedim të substancave narkotike.

Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se presidentja asnjëherë nuk i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt, si dhe as Valdrin Sahitit.

“Presidentja as nuk e ka rekomanduar një gjë të tillë. Presidentja nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta. Këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar”.

“Prandaj, shpifjet e shumta të këtyre ditëve Presidenca do t’i trajtojë duke ndërmarrë masa të parapara me ligj ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur”, ka shkruar Kupina në rrjetin social Facebook.

Arrestimin e Valdrin Sahitit, e ka ka mohuar avokati Besnik Berisha. Ai tha për se Sahiti ndodhet në Dubai duke vazhduar agjendën biznesore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *