Presidentja Osmani: Kriminelët në veri duhet ndëshkuar

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se në takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak dhe emisarin e SHBA-ve, Gabriel Escobar, ka treguar se Kosova është e përkushtuar të punojë me partnerët.

Osmani tha se në takim ka theksuar që individët kriminalë që kryen veprime të dhunshme në veri të Kosovës duhet ndëshkuar.

”Në takimin e sotëm me Escobar dhe Miroslav Lajcak, shpreha përkushtimin tonë të plotë për të vazhduar punën me partnerët për të siguruar sundimin e ligjit në veri të Kosovës. Diskutuam hapat e ardhshëm në përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *