Policia në Gjakovë njofton se të mërkurën është arrestuar një person pasi kishte prerë pyllin për të cilin janë në kontest pronësor me ankuesin.
Të dyshuarit i është konfiskuar një pushkë gjahu te cilën e posedonte me leje te skaduar.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
