Prishtina ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit, në kuadër të xhiros së tretë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.
Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 99-74 kundrejt suharekasve, në ndeshjen që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Kështu Prishtina, pas tri ndeshjeve ka dy fitore dhe një humbje, teksa Ylli ka dy humbje dhe një fitore.
