Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar se gjatë ditës dhe mbrëmjes së sotme do të ketë reduktime të ujit në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Drenas, si shkak i turbullirave të ujit të pijshëm në kanalin e Ibër Lepencit.
Sipas KRU-së, impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike për të trajtuar ujin për pije.
“Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova do të ketë reduktime të ujit të pijshëm sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në orën 17:00. Pastaj nga 23:00 deri në 04:30. Po ashtu edhe Drenasi është me mungesë të furnizimit me ujë”, njofton KRU.
