Prishtinë: Arrestohet një grua, e sulmoi nënën me thikë

Është arrestuar një grua në Prishtinë, pasi e ka sulmuar nënën e saj me thikë.

Deri te sulmi, sipas policisë, ka ardhur pas një mosmarrëveshje, teksa bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.